Nuk ka vend në burg, lirohet shqiptari

Mungesa e madhe e vendeve në burgun në Kiel të Gjermanisë, ka bërë që një shqiptar, edhe pse i kërkuar me flet-arrest, të lejohej i lirë. Në gjithë Gjermaninë nuk është arritur të gjendet vend për të, raportojnë mediat gjermane. Ministria e brendshme e landit Schleswig Holstein e ka konfirmuar këtë lajm që fillimisht ishte publikuar nga “Kiele Nachrichten”. Shqiptari 25 vjeçar, vendqëndrimi i mëparshëm i të cilit nuk dihej, qe arrestuar në fillim të prillit nga policia për shkak të shkaktimit të një plagosjeje të rrezikshme. Arsye për “mizerjen” sa i përket hapësirës së burgjeve është mbyllja e papritur dhe e paparalajmëruar e një burgu për dëbim në Eisenhüttenstadt, shkruan gazeta. Ndërkaq, ministria flet për një rast të izoluar, transmeton. Pasi qeveria mbylli në vitin 2014 një burg për dëbim në Rendsburg, azilkërkuesit me status të refuzuar vendoseshin në landin Brandenburg.

Artikulli paraprakDËNOHET ISH-IMAMI I LESHNICËS, GJYKATA 15 VITE BURG PËR ALMIR DACIN
Artikulli tjetërZGJEDHJET, PEZULLOHEN LEJET DHE TRANSFERIMET PËR TË BURGOSURIT