Teksa herë pas here këto ditë pa pasur vranësira dhe reshje shiu, duket se muaji shtator do të mbyllet me temperatura të larta.

Por duke qenë se Greqia, po përballet me stuhi dhe reshje të mëdha shiu, dilemë është nëse do të prekë edhe Shqipërinë? Sipas sinoptikanes Lajda Porja, kjo stuhi nuk do të prekë Shqipërinë, por Turqinë.

“Situata mbetet problematike sot dhe nesër në Greqi. Situata do të përcillet për në Turqi, dhe nuk do të ketë ndikim për Shqipërinë. Moti është i kthjellët. Do të ketë zona juglindore, qarku i Korçës, do të ketë reshje të përkohshme. Në fundjavë, do të ketë përmirësim të motit. Ka reshje kalimtare këto ditë. Deri në fund të shtatorit do të kemi mot të mirë, deri në 30 gradë. Megjithatë nuk ka vend për panik, Shqipëria nuk pret që të ketë shumë reshje.”, tha ajo .

Artikulli paraprakSULMI NË VERI, ALBIN KURTI: GRUPI I ARMATOSUR SKENAR PËR GJAKDERDHJE NË KOSOVË
Artikulli tjetërDHA DEKLARATË TË RREME PËR VRASJEN E NDODHUR NË LOKALIN E TIJ, ARRESTOHET 53-VJEÇARI