Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ngre alarmin edhe një herë në këtë fillim viti për përdorimin e pavend të antibiotikëve nga qytetarët.
Në këtë periudhë dimri, mjeku thotë se në vendin tonë nuk qarkullon vetëm Covid-19, por edhe gripi stinor dhe simptomat janë pothuajse të njejta.
Në një postim në Facebook, mjeku Kalo thekson se përdorimi i antibiotikëve pa këshillën e mjekut “po krijon një rezistencë progresive të mikroorganizmave ndaj tyre, si dhe po varfëron po progresivisht mundësinë e përdorimit të tyre në të ardhmen….”
POSTIMI I PLOTE
Vjeshta e vonë dhe Dimri ka futur në lojën e shkaktimit të infeksioneve aerogenë, edhe viruset stinorë sidomos ato të Gripit stinor….Shfaqja simptomatike, klinike, biologjike dhe imazherike e tyre është pothuajse e njëjtë, NDAJ nuk ka rreth dhe në mesin tonë vetëm Covid-19/Sars-Cov2….
Në ndërkohë si për çdo infeksion viral ANTIBAKTERIALËT/ANTIBIOTIKËT, nuk luajnë asnjë rol në mjekimin e tyre përpos rasteve kur ato ndërlikohen me infeksione bakteriale, çka në përgjithsi nuk ndodh para ditës së 5-6 të fillimit të sëmundjes…
Antibiotikët (Anti-bios) janë përgatesa ose përbërës natyrorë të cilat “lëndojnë/shkatërojnë” jetën e mikroorganizmave që rrezikojnë shëndetin tonë, POR edhe trupi ynë nuk është në përgjithsi indiferent ndaj efekteve parësore dhe dytësore të tyre….
PËRDORIMI vënd e pa vënd i Antibakterialëve/ Antibiotikëve sikundër ka ndodhur këto muajt e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, po krijon një REZISTENCË progresive të mikroorganizmave ndaj tyre, si dhe po varfëron po progresivisht mundësinë e përdorimit të tyre në të ardhmen….
ANTIVIRAL specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19 ende nuk ka në përdorim, ato që mendohet se veprojnë ndaj tij janë produkte të sintetizuara laboratorikisht kundër viruseve si HIV/AIDS, shkaktarit të EBOLAS, Gripit të derrit H1N1, etj., por që pas modifikimeve të bëra “supozohet” se kanë efekt edhe ndaj Sars-Cov2/Covid-19 vetëm e vetëm në pesë (5) ditët e para të infeksionit, atë të Viremisë, të cilat përkojnë në përgjithsi edhe me periudhën e inkubacionit/heshtjes klinike të sëmundjes….
Përdorimi i tyre është treguar “mjaft dobiprurës” për financat e prodhuesve dhe të përshkruesve të tyre, por pak ose aspak dobiprurës në ecurinë e sëmundjes dhe të ndërlikimeve të saja…