Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në Kuvend lidhur me zërat e shtuar edhe të aleatëve të tij se nuk mund të shkohet në zgjedhje pa opozitën.

Rama tha se këto janë përpjekje të sponsorizuara, të blera me para në dorë apo nën dorë.

Rama: Përpjekja për tu thënë shqiptarëve se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen është një zgjedhje e sponsorizuar, e paguar në dorë dhe nën dorë, me para apo pëshqeshe. Nuk është opozita zyrtare ajo që prodhon lirinë por liria ajo që prodhoj opozitën. Një parti mund të jetë mund të mos jetë, disa parti mund të jenë dhe mund të mos jenë.

Artikulli paraprakRENDITJA E FIFA-S, “KUQEZINJTË” – 12 POZICIONE
Artikulli tjetërBERISHA: NUK SHKOJMË ME BANDA NË ZGJEDHJE