NUK KISHIN LEJE DREJTIMI DY PERSONA ARRESTOHEN.
Policia Rrugore e Shkodrës vijoj aksionet e njëpasnjëshme ndaj drejtuesve te automjeteve ne qarkun e Shkodrës. Sipas njoftimit te policisë se Shkodrës bëhet me dije se blutë e Shkodrës kane bere te mundur arrestimin e një 32 vjeçari banues në fshatin Blinisht rrethi Lezhë, sepse në vendi quajtur « Kisha Zojës »në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin e tij, ndërkohe qe po për te njëjtën akuze, blutë e Shkodrës kane arrestuar edhe një 30 vjeçar banues ne fshatin Selce te Malesise se Madhe pasi u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin autoveturen e tij
OSHEE, VIJOJNË AKSIONET E TASKË FORCËS PËR ENERGJINË Operatori i shpërndarjes se energjisë elektrike ne Qarkun e Shkodrës ne bashkëpunim edhe me policinë e shtetit vijojnë aksionet për evidentimin e te gjitha rasteve te rilidhjes se energjisë elektrike ne kundërshtim me ligjin. Pikerisht gjate se premtes, OSHEE dhe blute e Shkodres kane nisur procedimin penal dhe kane bere shpalljen ne kerkim te nje 51 vjecari banues ne Shkoder sepse në bashkëpunim dhe në mbeshtetje të punojsve të OSHEE Shkodër është ushruar kontroll në matsin elektrik, që furnizonte banesen me energji elektrike jashte matjes po ashtu eshte bere edhe arrestimi i nje 41 vjecari banues ne Shkoder sepse në bashkëpunim dhe në mbeshtetje të punojesve të OSHEE Shkodër, është ushruar kontroll në matsin elektrik, që furnizonte banesen me energji elektrike jashte matësit