Nuk kishte paguar taksat – Italia gjobit me 2 mln euro biznesmenin shqiptar
Një biznesmen shqiptar është dënuar me një gjobë milionëshe në Itali. Shteti italian ka gjobitur me 2 milionë euro biznesmenin shqiptar Eduard Byku, 36 vjeç. Si pronar i shoqërisë ndërtimit “Edil e Byku srl” në rajonin e Venetos. Eduard Byku gjatë aktivitetit të tij sipërmarrës nuk kishte paguar taksat, nuk kishte derdhur kontributet e detyruara ndaj shtetit italian, si dhe nuk kishte deklaura të ardhurat e tij vjetore pranë organeve kompetente. Eduard Byku ka mbërritur në Itali në vitin 1996, duke punuar disa kohë si kopshtar në Puglia e më pas transferohet në komunën Feltre në provincën e Bellunos në Veneto, ku krijon dhe sipërmarrjen e tij të ndërtimit. Eduard Byku për pak kohë ka qënë futbollist i skuadrës së komunës së Porcenese. Shoqëria e ndërtimit “Edil e Byku srl” punonte kryesisht për shoqëritë private me çmime mjaft konkurruese ndaj kompanive të tjera të ndërtimit me aktivitet në provincën e Belluno, Treviso, Vicenza e Padova.