Këngëtarja Beatrix Ramosaj në mënyrë të papritur, ka kërkuar mbrëmjen e sotme të largohet nga shtëpia e BBV. Gjatë ditëve të fundit, ajo është shfaqur në gjendje jo të mirë emocionale. Ditën e sotme ishte pikërisht ajo e cila nuk ka mundur të vazhdojë më këtë eksperiencë duke kërkuar kështu ndërprerjen e saj.

“Nuk mundem dot më. Unë e di se si bëhem dhe nuk dua të qëndroj më këtu. Dua të shkoj në shtëpi”,- tha ajo mes lotësh dhe emocionesh.

Ndërkohë i dashuri i saj, Donaldi dhe Antonela janë munduar që ta qetësojnë, por mbetet për tu parë nëse gjendja e saj shëndetësore do të stabilizohet.

Artikulli paraprakI RIU HUMB KONTROLLIN E MAKINËS, 3 TË PLAGOSUR, NË GJENDJE TË RËNDË NJË 14-VJEÇAR
Artikulli tjetërELEFANTI HAP NJË GROPË PËR 11 ORË, NË FUND ZBULON DIÇKA QË ASKUSH NUK E PRISTE