Në një njoftim për shtyp policia greke ka bërë publike sot se sipas planit për trajtimin e emigrantëve të parregullt, për muajin maj janë dëbuar edhe 1,323 emigrantë të nacionaliteteve të ndryshme dhe u kthyen për në vendet e tyre e tyre nga kishin ardhur.

Në kurriz të këtyre personave të vendeve të treta, janë vendimet për kthim dhe deportim që janë lëshuar me qëllim ndalimin e hyrjes në Greqi.

Numri më i madh i të kthyerve si gjithmonë është i shqiptarëve, shkruan Focusnews.
738 persona janë shqiptarë, nga Iraku 143, Pakistani 141, Gjeorgjia 45, Algjeri 42, Turqia 38, Afganistani 24 dhe Iranin 20.
Shqiptar të dënuar në 5 muaj:Janar-628;Shkurt-648;Mars-668;Prill-745;Maj-738;
Në total në 5 muajt e parë të vitit 2018, janë kthyer 3.427 shqiptarë.

Artikulli paraprakKAMPI I REFUGJATËVE, META: DUHET KONSENSUS PËR PËRGJEGJËSI TË TILLA
Artikulli tjetërNDALOHET KËRCËNUESI NGA DIVJAKA