Temperaturat e ulëta dhe ngricat vijojnë të shkaktojnë probleme në të gjithë vendin.
Mëngjesin e së martës është raportuar që edhe sipërfaqja e liqenit të Shkodrës është ngrirë në shumë pjesë të saj. Sipërfaqe të mëdha të ngrira janë shfaqur në afërsi të Hanit të Hotit në Malësi të Madhe. Hera e fundit që janë shfaqur sipërfaqe të tilla të ngrira në liqen ka qenë viti 1985. I gjithë vendi po përjeton temperatura ekstreme, që kanë çuar deri në ngrirjen e tubacioneve të ujit të pijshëm. Temperaturat ekstreme në zonat malore janë shënuar deri -27`C.