Partisë Socialdemokrate është gjobitur nga Policia e Kosovës për moslajmërim të protestës kundër formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, më 25 mars të këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur Teutë Rrusta nga radhët e PSD-së me anë të një postimi në Facebook.

“Edhe një gjobë e re ndaj PSD-së, sot. Tash për protestën e fundit. Në raport të policisë ndëshkohemi për mos njoftim të protestës. Ani pse kemi njoftuar, publiku, bërë thirrje e çka jo. Metoda po dihet, logjika u kuptua. Nëse dojnë prej neve me ua ofru skenaret e protestave dhe aksioneve, le ta dinë që kjo nuk ka me ndodhë. E drejta për protestë, përdorimi i hapësirave publike nuk munden me u cenu prej asnjë pushteti. Ato janë tonat. Shantazhi me financa ka filluar pasi nuk iu shkoi ajo me polici. Dobët, dobët”, ka shkruar ajo.

Artikulli paraprak“BASHKË FITOJMË” HAP NESËR FUSHATËN META THIRRJE QYTETARËVE
Artikulli tjetërARSYE TË FORTA PSE KËTO FRUTA DHE PERIME DUHET T’I RUANI PATJETËR NË FRIGORIFER