Një person ka tentuar të digjet, pasi nuk paguhej nga pronari i tij. Ngjarja ka ndodhur në në autostradën Tiranë – Durrës rreth orës 10:45.
Menjehere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: “Ne autostradën Tiranë – Durrës, në rrugën dytësore, në taracën e një marketi shtetasi S.Zh., ish punonjes në ketë market, ka hipur në taracë dhe tenton të vetëdigjet pasi nuk është paguar.
Menjëhere kanë ndërhyrë shërbimet e policisë së bashku me pronaren e biznesit, ku pas negociatave shtetasi S.Zh është bindur dhe ka zbritur pa u lënduar.” Shtetasi S.Zh shoqëruar për në Komisariat për sqarime të mëtejshme.