SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT BIE PRE E MASAVE TË KRYETARI TË BASHKISË. Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, është gjobitur me 50 dollarë pasi nuk pastroi dëborën para shtëpisë së tij pas stuhisë që goditi Bostonin dy ditë më parë.

Kryebashkiaku i Bostonit, Martin Uollsh, kishte paralajmëruar se do të ndëshkonte ashpër këto që nuk do të pastronte dëborën nga trotuari para shtëpisë apo para dyqaneve. Dhe në fakt ai nuk po bënte shaka, pasi të enjten në mëngjes zyrtarët e Bashkisë vendosën gjobën pasi vunë re se Sekretari amerikan i Shtetit nuk kishte pastruar dëborën që arrinte deri në 60 centimetra në trotuarin përpara vilës së tij Beacon Hill. Kerry gjatë stuhisë në Boston ndodhej në Arabinë Saudite sëbashku me Presidentin Obama për shkak të vdekjes së mbretit Abdullah. Por zëdhënësi i Kerrit, Glen Johnson, tha se Sekretari amerikan i Shtetit do ta paguante patjetër gjobën dhe se dëbora ishte pastruar menjëherë pas ndëshkimit nga Bashkia e Bostonit.

Artikulli paraprak2014-ta CILËSOHET NJË VIT I ERRËT PËR SIGURINË NË EUROPË
Artikulli tjetërJABLLANOVIÇ SFIDON PROTESTUESIT : NUK TËRHIQEM