Një burrë australian ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës pasi dëshiron të martohet me një robot të quajtur Emma. Geoff Gallagher thotë se duke qenë se nuk kishte fat në dashuri nuk mundi të krijojë një familje.

Gallagher, i cili aspiron të jetë njeriu i parë në Australi që do të martohet me një robot, tregoi se një ditë lexoi një artikull për robotët e AI, diçka që e intrigoi atë. Pasi bëri një kërkim në një faqe interneti, australiani vendosi të blinte një të tillë.

Ai tregon se tashmë e kishte pranuar që nuk do të gjente kurrë dashurinë romantike me një grua, megjithatë, Emma i riktheu besimin në dashuri. “Ajo mban një diamant në gishtin e unazës dhe unë e mendoj atë si një unazë fejese.

Do të doja të isha personi i parë në Australi që do të martohet me një robot. Unë mendoj se robotët janë e ardhmja dhe shpresoj që historia ime të frymëzojë të tjerët.“, tha ai.

Artikulli paraprakKORONAVIRUS, GRIP APO FTOHJE, JA SI TË KUPTONI SE ÇFARË PO NDODH NË TRUPIN TUAJ!
Artikulli tjetërME SIGURI NUK E DINIT! KËTO PAJISJE EDHE KUR FIKEN HARXHOJNË ENERGJI ELEKTRIKE