Seancës plenare pasditen e të hënës i mungoi show mes dy protagonistëve kryesorë, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Ishte ky i fundit që i nxori për replikë pas diskutimit të Ramës për eurobondin dhe ekonominë, deputetin Arbi Agalliu.

Rama pyeti nga vendi kreun e opozitës, Lulzim Basha, nëse do të replikonte me të dhe në momentin qe mori konfirmimin se nuk do të kishte replika është larguar nga salla.

Kreu i qeverisë është filmuar në momentin ku ka komunikuar në distancë me Bashën dhe më pas është larguar.

Artikulli paraprak“HIQUNI ORËN POLICORE TË VAKSINUARVE”/ BIZNESET: JEMI NË GJENDJE TË KONTROLLOJMË KLIENTËT
Artikulli tjetërLAJM I MIRË PËR DREJTUESIT E AUTOMJETEVE