Një 79-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke vetëvrarë me çifte. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 14.00 në lagjen “Sporti” të Gramshit.

“Në lagjen “Sporti” Gramsh, në banesë shtetasi A.Z., 79 vjeç është vetëvrarë me armë gjahu çifte, të cilën e ka patur me leje. Nga veprimet e para hetimore nuk u konstatuan dëmtime apo shenja dhune”, njofton policia.

Mësohet se i moshuari jetonte me djalin dhe nusen, dhe para pak kohësh i ishte ndarë nga jeta bashkëshortja.

Artikulli paraprakSHQIPTARI MASAKROHET ME THIKË NË BURGUN GREK
Artikulli tjetërMAKINA LUKSI KONTRABANDË, DËMI 1.5 MILIONË EURO