Një 23-vjeçar ka rënë në pranga pas dhunës që ka ushtruar ndaj një bashkëmoshatareje. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme teksa D.L 23 vjeç, banues në Rrëshen ka goditur me grusht L.GJ 23 vjeç, banuese në Tiranë.
Nga dëshmia e dhënë në polici, sherri fizik mes të rinjve ka ardhur për shkak se vajza nuk ka pranuar të lidhet me djalin. Ajo ka treguar se prej kohësh ai e përndiqte, deri në veprimin e rëndë të një dite më parë në kryeqytet. Një hetim ka nisur lidhur me ngjarjen.