“Edhe pse kisha është e varfër, ne nuk pranojmë para që vijnë nga shfrytëzimi i prostitucionit, nga kultivimi i drogës apo veprimtarit mafioze që janë të lidhura me politikës.”

-Kjo ishte deklarata e monsinjor Gjergj Metës, ipeshkëvit të Rrëshenit, gjatë një bashkëbisedimi në bibliotekën “Marin Barleti”, i cili vjen në kuadër të kursit socio-politik dhe ku tema e kësaj radhe ishte “Besimet fetare dhe ndikimi i tyre në politikë”.

I pyetur për ndonjë përfaqësues katolik në politikën shqiptare, i cili mund të shërbente, Monsinjor Meta u shpreh se ka djem dhe vajza të përgatitur katolikë dhe jo vetëm, të cilët mund të jepnin kontributin e tyre të madh, megjithatë, çështja është tek strukturat e krijuara. Këta të fundit, sipas tij, pengojnë çdo risi që mund të vijë.

Monsinjor Gjergj Meta, që prej fillimit të shtatorit të vitit të kaluar është shuguruar Ipeshkëv i Ipekvisë së Rrëshenit. I pranishëm gjatë shugurimit ishte edhe kardinali shqiptar, Ernest Troshani.

Artikulli paraprak“LUANI-A”, TJETËR INAGURIM
Artikulli tjetërPROBLEMATIKAT NË STOMATOLOGJI