Disa herë Star Plus ka ngritur problematikën sa i takon rikonstruksionit të rrugës “Selim Gjyrezi” në Shkodër e cila është kthyer në një problem shqetësues për banorët të cilët jetojnë aty. Pavarësisht thirrjeve të bëra nga banorët duket se edhe për këtë vit rikonstruksioni i rrugës nuk do të jetë i mundur.
Kjo për shkak se disa ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak nuk u miratua fondi për investime ku pjesë e planit të investimeve ishte edhe rruga Selim Gjyrezi. Për banorët ky vendim nuk është I drejtë pasi kanë më shumë se 30 vite që vuajnë mungesën e infrastrukturës.
Janë qindra banorët të cilët jetojnë në rrugën “Selim Gjyrezi” në Shkodër të cilët vuajnë mungesën e infrastrukturës prej vitesh dhe me sa duket do ta vazhdojnë ta vuajnë të pakten deri vitin e ardhshëm pas vendimit të këshillit bashkiak të Shkodrës për anullimin e fondit i cili përfshinte rikonstruksionin e disa rrugëve ndër to edhe të kësaj rruge.