Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në Qeveri sot tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ky propozim i tij vjen pasi që dje nuk u mor data për fillimin e negociatave me BE-në.

“Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme”, theksoi Zaev.

Ai tha se me këtë propozim do të shkojë edhe në takimin e nesërm të liderëve të thirrur nga presidenti Pendarovski. Zaev theksoi se fokusi i tij do të jetë për reforma, integrimin euroatlantik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Artikulli paraprakLIDERËT E BE PA VENDIM PËR NEGOCIATAT/ CAKAJ: S’KA VEND PËR DEKURAJIM, PROBLEM I BRENDSHËM I BE-SË
Artikulli tjetërSHKODËR, PAKO PËR FAMILJET NË NEVOJË DHE FËMIJËT JETIMË