Pas mungesës për intervistën e programuar të kryhej ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurori, Behar Dibra do të intervistohet ditën e premte (12 korrik) në orën 12:00.

Behar Dibra i cili kandidon për SPAK përmes një letre të drejtuar KLP-së ka sqaruar se nuk mund të paraqitet në intervistë pasi ditën e sotme kishte një seancë gjyqësore në orën 09:00 gjë që binte ndesh me orarin e intervistës së parashikuar nga KLP.

Ndërkohë ditën e sotme në KLP në intervistë janë futur prokurori Besim Hajdarmataj, Besnik Muçi, Doloreza Musabelliu dhe Donika Prela.

Artikulli paraprak7 KALLASHNIKOVË, 5 PISTOLETA DHE FISHEKË,ZBULOHET ARSENAL ARMËSH PAS ATENTATIT
Artikulli tjetërHYRI ME PISTOLET NË NJË LOKAL, ARRESTOHET 45-VJEÇARI