Prindërit e nxënësve të kolegjit Jean Rostand College janë solidarizuar me rastin e dy vajzave shqiptare të dëbura nga Franca.
Ata janë mobilizuar për të mbështetur Géraldinën dhe Mariolën, dy shqiptare 12-vjeçare që mbërritën në Francë dy vite më parë.
Geraldina dhe Mariola janë nxënëse të mirë dhe janë integruar në mënyrë të përsosur atje, raportojën mediat franceze.
Por familjeve të dy vajzave iu është mohuar e drejta për azil dhe po përballem me ankthin e dëbimit.
Për ti mbështetur nxënëset, Kolegji Jean Rostand i dërgoi një letër prefektit të Landeve më 19 mars.
“Këto studente janë serioze, të motivuara dhe të intregurara në shoqëri,”-shkruhej në letër.Mariola e flet shumë mirë gjuhën franceze ndërsa rrëfeu jetën në Shqipëri.
“Shkollat atje janë të këqija, nxënësit zihen me thika,”-është shprehur ajo. “Ndërsa në Francë jeta është më paqësore. Këtu jemi të sigurt.”
Ajo luan piano në Mont-de-Marsan.
Ndërsa Geraldina tha: “Do mërzitesha shumë nëse do largohesha nga Franca.”Por historia e dy vajzave mund të ndalet aty.
Familjeve të nxënëseve iu është refuzuar kërkesa për azil.
Shqipëria nuk është në listën e vendeve të rrezikshme nga Franca ndaj prefekti i Landes lëshoi urdhrin për dëbimin e familjeve.
Për njërën nga familjet Gjykata Administrative e Pau e anuloi këtë vendim ndërsa për familjen tjetër nuk është dhënë akoma vendimi përfundimtar.