Vjedhja e votave dhe manipulimi i zgjedhjeve janë kthyer në kryefjalë muajt e fundit, por nëse i referohemi statistikave zyrtare të personave të dënuar për krime zgjedhore, Shqipëria duket një vend që ka dështuar të hetojë këto raste.

Sipas të dhënave zyrtare vjetore në Gjykatën e Tiranës nga viti 2008 deri tani janë paraqitur për gjykim 6 raste të veprave penale që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Viti 2019 nuk ka asnjë rast, ndërsa në vitin. Ndërsa në vitin 2018 një person është dënuar me veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje.

Dy vjet më parë në 2017 gjykata ka dënuar 3 persona për veprën penale të shkeljes së fshehtësisë së votimit.

Ndërkohë në dy vitet e mëparshme 2015-2016 nuk është regjistruar asnjë rast i dërguar në gjykatë nga prokuroria.

Togat e zeza në vitin 2014 kanë shqyrtuar vetëm një rast dhe kanë dënuar të akuzuarin për dhënie shpërblimesh kundrejt votës.

Një dosje e vetme është regjistruar dhe në vitin 2013 që ka pasuar me dënimin e një personi për dhënie shpërblimesh kundrejt votës.

Periudha 4-vjeçare nga 2008-2012 nuk ka pasur asnjë rast të dërgimit në gjykatë të dosjeve për krime zgjedhore.

Numri i vogël i rasteve të dërguara në gjyq në raport me rastet e denoncuar nga mediat dhe partitë politike duket se lidhet me vështirësitë që paraqet hetimi i këtyre rasteve.

Sipas prokurorisë një pjesë e mirë e denoncimeve në media ka mbetur me kaq pa u referuar zyrtarisht në organet e policisë gjyqësore.

Edhe për ato raste kur hetimet kanë nisur, kryesisht prokuroria thotë se gjatë hetimit ka pasur vështirësi pasi palët nuk paraqiten për të dëshmuar apo për të dhënë prova.

Rastet e trajtuara nga prokuroria dhe gjykata kanë të bëjnë me fotografimin e votës, dhënien e shpërblimeve për votuesit si dhe orientimin e votës përmes korrupsionit.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM I FUQISHËM NË PARIS
Artikulli tjetërDEPUTETËT QË DOGJËN MANDATET GJYSMË RROGE DERI NË 3 VITET E ARDHSHME