Vijon procesi i numërimit edhe në Shkodër, ku nga 247 kuti në total, deri më tani janë numëruar 131 prej tyre.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Benet Beci ka marrë deri më tani 17844 vota, ose 60.9 %.
Sakaq kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia ka marrë 11852 vota ose 39.91 %.