Shumë personazhe publikë duket se kanë një numër të madh ndjekësish në Instagram. Por numrat nuk korrespondojnë me realitetin pasi duhet se profilet e rreme janë të pafundme, të cilët ndikojnë shumë në këto numra.
Fasthosts.co.uk hulumtoi llogaritë e të famshmëve, ku identifikoi profilet që kanë përqindjen më të lartë të ndjekësve të rremë.
Në krye të listës është Kylie Jenner, e cila ka më së shumti ndjekës fals në Instagram, me pothuajse 29 përqind. Nga 223 milionë llogari që ndjekin Kylie, 63 milionë janë llogari të dyshimta. Ndiqet më pas nga motra e saj modele, Kendall me më shumë se 27 përqind llogari të dyshimta. Në listë përfshihen dhe Rihanna, Zayn Malik, Justin Bieber etj.