Komisioni Qëndror hodhi sot shortin për numëruesin e tretë për zgjedhjet e 25 qershorit, që u nda mes LSI dhe PDIU.

Në bazë të shortit, LSI merr anëtarin e tretë në tavolinat me numër çift në të gjitha ZAZ-të, ndërsa PDIU do të propozojë anëtarin e tretë në tavolinat me numër tek. PS, PD dhe PR do të kenë nga një numërues në zgjedhje. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti, kërkoi nga KQZ të niset një shkresë zyrtare për 90 ZAZ-të ku tu shpjegohet procedura.

Artikulli paraprakKOSOVË, 9 TË AKUZUAR PËR TERRORIZËM. ISHIN NËN URDHRAT E MUHAXHERIT
Artikulli tjetër14 QERSHORI, DITA E DHURUESVE TË GJAKUT