Vdekjet për shkak të të nxehtit do të rriten në mënyrë dramatike brenda 60 vjetësh për shkak të ngrohjes globale, paralajmërojnë studiuesit.

Nëse njerëzit nuk arrijnë të përshtaten, skenari më i keq është 471 për qind më shumë vdekje të shkaktuara nga vala e nxehtësisë – ekuivalente me 52,000 njerëz.

Rajonet tropikale dhe subtropikale do të preken më keq, ndjekur nga Evropa, Australia dhe SHBA, paralajmërojnë studiuesit.

Studimi vjen ndërkohë që shumë vende në mbarë botën janë prekur nga valë të nxehti, duke lënë mijëra të vdekur dhe dhjetëra mijëra më shumë vuajnë nga sëmundjet që lidhen me të nxehtin.

Raporti, i botuar në revistën PLOS Medicine, është studimi i parë global që parashikon vdekjet e ardhshme të lidhura me valën e nxehtësisë.

“Nën skenarin ekstrem të ndryshimeve klimatike, numri total i parashikuar i vdekjeve vjetore është 51,795,” tha bashkë-autori, profesor Yuming Guo nga universiteti Monash në Australi, për MailOnline.

Studimi parashikoi “vdekshmëri të tepërt” në lidhje me valët e nxehtësisë në të ardhmen në skenarë të ndryshëm, të përcaktuar nga nivelet e emetimeve të gazrave serrë.

Gjithashtu u morën parasysh faktorë të tjerë, duke përfshirë gatishmërinë, strategjitë e përshtatjes dhe dendësinë e popullsisë.

Hulumtuesit zhvilluan një model për të vlerësuar numrin e vdekjeve që lidhen me valët e nxehtësisë në 412 komunitete në 20 vende midis viteve 2031 dhe 2080.

Artikulli paraprakEDI RAMA PËR GAQO ÇAKON: SHUHET NJË TJETËR JETË E PËRKUSHTUAR NDAJ ARTIT
Artikulli tjetërRAMA: VETTINGU PO PRISH FOLENË E GJARPËRINJVE! BASHA: DO T’JU SHTYPET KOKAT NGA POPULLI