Në katedralen “Shën Shtjefni” u kremtua mesha e shenjtë e festës së Zojës së Shkodrës. Nunci Apostolik Luigi Bonazzi gjatë fjalës së tij deklaroi se po bën të gjitha përpjepjekt që Papa Françesku të vijë në një vizitë në qytetin e Shkodrës.

Nunci Apostolik i tha besimtarëve të krishterë të mos humbin besimin në Zot dhe në Zojën e Shkodrës, pasi përmes besimit mund të zgjidhin të gjitha problemet e tyre.

Famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj, falenderoi nuncin Apostolik për mesazhet e dhëna në kremtimin e meshës së shenjtë, ndërsa vlerësoi lidhjet që Papa Françesku ka me Shkodrën.

Mesha e Shenjtë dhe koncerti u transmetuan live në Star Plus Tv. Pas përfundimit të meshës, ishte spektakli i fishekzjarreve i kthyer tashmë në një traditë.

 

Artikulli paraprakUNIVERSITETET E RRETHEVE I BASHKOHEN PROTESTËS SË TIRANËS, PEDAGOGËT TË VENDOSUR: NËSE S’PLOTËSOHEN KUSHTET, BOJKOT TË PROCESIT MËSIMOR
Artikulli tjetër“DITAR I 31 VITEVE”, PIKTORI GJERGJ KOLA HAP EKSPOZITËN