72 vite më parë, më 24 tetor të 1950-ës u nda nga jeta Maria Tuci, murgesha e shpallur martire se kishës katolike shqiptare e cila vuajti torturat ç’njerëzore në burgjet e komunizmit edhe pse ishte vetëm 22 vjeçe. Në kishën e motrave Stigmatine në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë për ndarjen nga jeta të Maria Tucit.

Mesha u kremtua nga Nunci Apostolik në Shqipëri monsinjor Luigi Bonazzi i cili iu drejtua kryesisht të rinjve duke thënë se mund të ndjekin shembullin e të lumes Maria Tuci e cila dëshmoi fuqinë e fesë edhe pse mes torturave të rënda.

Edhe në ditët e sotme u shpreh Nunci Apostolik sfidat për shoqërinë shqiptare në përgjithësi janë të mëdha, që nga lufta për drejtësi e deri tek lufta ndaj varfërisë e përhapur kudo.

“Falenderoj Zotin që po vdes e lirë” ishin fjalët e fundit të Maria Tucit e cila u tortorua në një thes brenda të cilit xhelatët komunistë kishin futur një maçok duke bërë që martirja e kishës katolike të humb jetën mes mundimesh e në kushte ç’njerëzore.

 

Artikulli paraprakTONIGHT – 25.10.2022
Artikulli tjetërPËR MË SHUMË SE 2 ORË NË ‘BLACKOUT’, WHATSAPP I RIKTHEHET NORMALITETIT