Skuadra shkodrane bën afrimin e tretë zyrtar në merkaton e verës dhe është përsëri një mesfushor.
Pas Edon Hasanit dhe Gilman Likës, një tjetër futbollist me shumë përvojë vjen tek Vllaznia. Bëhet fjalë për nigerianin Nuredin Orelesi ai ka qënë në rolin e mesfushorit tek Skënderbeu dhe Dinamos ai është . Ditën e sotme ai sëbashku me drejtorin sportive Eugent Zeka kanë qënë sëbashku ku edhe kanë realizuar firmosjen e kontratës.
Ai ka fituar titullin kampion me Skënderbeun në Superiore. Nuredin Orelesi, një nga mesfushorët më të spikatur të Superiores vitet e fundit, tashmë vesh edhe fanellën e Vllaznisë.
Orelesi ka pasur edhe një aventurë në Ukrainë, por është kthyer sërish tek korçarët. Ajo që mbetet për t’u parë ka të bëjë me faktin se ku do t’i çojë trajneri Cungu kaq shumë mesfushorë qendre, pasi ka të gatshëm Tafilin, Bardullën, Hasanin dhe Krymin e Krujën, që pritet të zyrtarizohen.