Çështja e Vllaznisë është bërë sërish pjesë e diskutimeve në këshillin bashkiak të Shkodrës gjatë diksutimeve për buxhëetin.

Anëtari i FRD Fatlum Nurja tha se asgjë nuk ka ndryshuar në thelb dhe Vllaznia vijon të marrë shuma të mëdha parash në një buxhet të brishtë si ky i 2016-ës. Ish-kapiteni i Vllaznisë Viorensin Sinani, aktualisht anëtar i LSI në këshillin bashkiak tha se vetëm 200 milion lekë për klubin nga 500 milion në total janë shumë pak për të arritur objektivin që është vënë për të dalë sezonin e ardhshëm në Kupat e Europës. As fondi prej rreth 100 milion lekë për menaxhimin e stadiumit të ri “Loro Boriçi” për Sinanin janë të pamjaftueshme. Sinani një vëmendje më të madhe kërkoi edhe për sportet elitare. Për klubin Vllaznia dhe shumësportëshin, në krahasim me vitet e kaluara nuk ka ndryshime të mëdha ndërsa fondi prej 100 milion lekësh për stadiumin “Loro Boriçi” është më shumë një eksperiment pasi ende impianti nuk është marrë në dorëzim nga bashkia Shkodër.

Artikulli paraprakKRYEPLEQTË NË SHKODËR, PROPOZOHET RRITJA E PAGËS
Artikulli tjetërÇFARË VLERE KA LIQENI I SHKODRËS?!