“Mbledhja e asamblesë së Vllaznia sh.a është e paligjshme sepse njoftimi nuk është bërë 21 ditë përpara siç përcakton ligji për shoqëritë tregtare”.
Një konstatim të tillë e bën anëtari i këshillit bashkiak Fatlum Nurja ndërsa flet edhe për buxhetin prej 1.4 miliard lekësh të vjetër të miratuar gjë të cilën e ka parashikuar më përpara por në atë kohë ka hasur kundërshti.
Këshilltari Nurja e quan një sjellje prej struci të drejtuesve të Vllaznisë fshehjen që i është bërë raportit të auditit të KLSH duke qenë se ende nuk i është dhënë këshilltarëve. Ndër të tjera këshilltari Nurja kërkon që Vllaznia të ketë një mirëmenaxim dhe të gjendet një zgjidhje tjetër për administrimin e saj duke qenë se kjo mënyrë e viteve të fundit nuk ka rezultuar aspak efikase.