Eksperti i pushtetit vendor, njëkohësh anëtar në këshillin bashkiak të Shkodrës, Fatlum Nurja ishte i ftuar në akademinë e lidershipti rinor në qendrën rinore Arka duke folur për temën “Rinia Shkodra dhe Sfidat e të Ardhmes”. Nurja u shpreh se të rinjtë ndodhen në një moment të vështirë ndërsa tregoi se si institucionet duhet të kontribuojnë për ndryshimin e kësaj gjendjeje.

Pjesë e akademisë të lidershipit rinor si e ftuar ishte edhe Juela Hamati e cila diskutoi për temën “Angazhimi i të Rinjve dhe diferencat që na forcojnë” ndërsa u shpreh se të rinjtë nuk janë të angazhuar mjaftueshëm për shkak të mungesës së hapësirave.

Të rinjtë e akademisë të lidershpit rinor patën mundësi që t’i drejtojnë pyetje dy të ftuarve Fatlum Nurja dhe Juela Hamati ndërsa morën edhe përgjigjet e tyre lidhur me sfidat e të ardhmes për rininë.

Artikulli paraprakSHKODËR, FESTOHET 1 QERSHORI
Artikulli tjetërNIS PROJEKTI PËR NDRIÇIMIN E “HARKUT TË BËRDICËS”