Me këtë ftesë për kolegët e përfundoi fjalën e tij këshilltari Fatlum Nurja gjatë kohës 30 minutëshe të diskutimeve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të zhvilluar gjatë së premtes.
Ndryshe nga të gjithë këshilltarët e tjerë, Nurja kishte zgjedhur që të hartonte një listë me 16 pika mbi atë që sipas tij nuk ka bërë Këshilli Bashkiak gjatë këtij viti. Sipas këshilltarit të FRD-së, në mënyrë të vazhdueshme është dëmtuar autoriteti i Këshillit Bashkiak. Këshilltari i partisë Fryma e Re demokratike Fatlum Nurja ka qenë vazhdimisht një nga zërat kundër disa prej nismave të Këshillit Bashkiak. Propozimi i tij për një mocion mosbesimi ndaj kreut të këshillit Xhemal Bushatit mund të bëhet me shkrim nga 1/3 e anëtarëve të këshillit.