Nxënësi sulmon klasën me sprajt lotsjellës, 14 fëmijë në spital
Një nxënës në shkollën e Ferizajt ka sulmuar me spraj lotsjellës shokët e tij për arsye ende të panjohura, por tashmë 14 fëmijë kanë përfunduar në spital. Ngjarja ka ndodhur dje, të hënën. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbuluar se ku e kishte gjetur sprajtin, që konsiderohet armë, ky nxënës dhe ka identifikuar dy meshkuj që që ia kishin atij. “Njësitet policore pas hetimeve të zhvilluara me 06.02.2017 ka identifikuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, të cilët dyshohet se i kanë shitur një sprej të dyshuarit mashkull, shqiptar, i cili me datën e lartpërmendur kishte hedhur spraj në klasë, ku 14 viktima – nxënës, kishin pësuar lëndime. Të dyshuarit pasi janë intervistuar, janë liruar.”