Biblioteka shkencore e universitetit “Luigj Gurakuqi” ka filluar javën e aktiviteteve kushtuar ditës së librit. Këtë të mërkurë është zhvilluar aktiviteti “Lexojmë autorët gegë” me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Branko Kadia” I organizuar në bashkëpunim me studentë të praktikës profesionale te degës Gjuhë – Letërsi. Neriman Velija, një nga organizatoret tregon arsyet e përzgjedhjes së kësaj shkolle.
Studentja Kamila Fjerza tregon për përzgjedhjen e autorëve dhe interesin që treguan nxënësit.
Nxënësit e shkollës “Branko Kadia” interpretuan dhe diskutuan për disa nga figurat e njohura të letërsisë shqipe. Përgjatë ditëve në vazhdim do të organizohen një sërë aktivitetesh që kanë në fokus librin dhe shkrimtarët shqiptarë në periudha të ndryshme.