Nxënësit e shkollës 9- vjeçare “Haxhi Hajdari” në Golem kanë përmbyllur përmes një aktiviteti të larmishëm muajin tetor, ku kryefjalë ishin sensibilizimi në muajin dedikuar librit dhe leximit, po ashtu edhe sensibilizimin kundër kancerit të gjirit. Drejtorja Ermira Çeliku tregon se ideja e këtij aktiviteti ishte e nxënësve.

Ndërkohë, që në përmbyllje të tetorit rozë, nje mesazh dha edhe infermierja e qendrës shëndetësore Golem, Saime Grethi.

Çdo vit, përmes aktiviteteve të ndryshme brezat e rinj edukohen për rrezikun që shfaqin sëmundje të ndryshme por jo vetëm. Për të rritur ndërgjegjësimin ndaj mbrojtjes së sëmundjeve të ndryshme, nxënësit kishin përgatitur edhe një panair me ushqime të ndryshme, të gatuara nga vetë ata duke dhënë kështu mesazhe të ndryshme për një trup dhe mendje të shëndoshë.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 30.10.2023
Artikulli tjetër25 VITE DUKE SHPËRNDARË GAZETA