Nexenesve te shkolles Nenshat te njesise Hajmel po u mohohen ore te rendesishme mesimore.

Kjo per faktin se mesuesit e lendes gjuhe-letersi dhe anglisht vine prej kohesh nuk arrijne oret e pare te procesit mesimor kjo sipas tyre per shkak te largesise se madhe dhe mungeses se nje transporti te rregullt.Me kete rast u mbajt nje tjeter mbledhje emergjente per zgjidhjen e ketij ngerci, teksa pati debate te forta mes drejtuesve dhe prinderve te femije. Gjate kesaj mbledhje bordi i prinderve e cilesoi te pafalshme qe nje situate e tille te vazhdoje duke qene se mesuesit e perserisin kete mungese prej 3 vitesh.Nisur edhe nga rendesia e lendeve sic eshtre gjuhe-letersia dhe anglishtja familjaret paten edhe perkrahjen e drejtuesit e shkolles.Nga ana tjeter sipas drejtuesit te njesise administrative faji eshte i drejtorise arsimore rajonale e cila nuk sjell mesues me distance banimi me te shkurter.

Artikulli paraprakLIGJI ANTI-DUHAN, LLAZANI: INSPEKTORIATET NUK NA MBËSHTESIN
Artikulli tjetër“ANA E MALIT”, CENI: OSHEE MBIFATURON FAMILJET