Nxënësit e klasave të nënta në shkollen 9-vjeçare “Kosova” në qytetin e Lezhës, bojkotuan proçesin mësimor këtë të enjte.Shkak u bë largimi nga puna i mësuesit të matematikes Ramiz Bajrami, i cili pak dite më parë shfaqej në një video në rrjetet sociale duke goditur një nxënës, gjatë ores së mësimit.Nxënësit e konsiderojne të padrejtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për largimin nga puna të mësuesit, që sipas tyre ai u provokua dhe ra pre e një kurthi brenda klases.

Stafi pedagogjik dhe Komisioni i Disiplinës nuk ka kërkuar asnjë llojë mase ndaj mësuesit, ndaj dhe nxënësit e irrituar kërkojnë që ministria të tërhiqet nga ky vendim i padrejtë.

Në lidhje me këtë çështje nxënës të shkolles “Kosova” dhe prinder po përgatisin dhe një peticion drejtuar Zyres Vendore të Arsimit Parauniversitar në Lezhë dhe ministrisë, ndërsa paralajmerojnë bojkot të vazhdueshem të mësimit deri në rikthimin në punë të mësuesit Ramiz Bajrami.

Artikulli paraprakQYTETARËT: ÇMIMET TË PAPËRBALLUESHME
Artikulli tjetër100 VITE NGA SHKOLLA E PARE NË SELITË