Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka reaguar lidhur me helmimin e fëmijëve të ndodhur në Bulqizë, pasi kanë hedhur sprajt në klasë. ISHSH njofton se janë nisur në terren inspektorët për të mësuar shkaqet e plotë të komplikacioneve të fëmijëve.

Fëmijët e prekur kanë pasur vështirësi në frymëmarrje, të vjella dhe marrje mendsh. Tetë prej fëmijëve kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Dibrës dhe Bulqizës, ndërsa është mbyllur klasa deri në matjen e lëndës kimike në ambientet e saj.

“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor menjëherë sapo është njoftuar për intoksikimin e nxënësve në shkollën e mesme “Rifat Manjani” Shupenzë ka nisur inspektorët në terren për gjetjen e shkakut të komplikacioneve tek nxënësit.

Inspektorët kryen kontrollet përkatëse nga ku rezulton se disa nxënës kanë hedhur një lende te gazte me qëllim pamundësimin e zhvillimit të mësimit duke sjellë dhe vështirësi në frymëmarrje tek nxënësit, të vjella dhe marrje mendsh.

Tete nxenes kane marre sherbim ne spitalet e Dibres dhe Bulqizes. Në shkollë ndodhen mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore Shupenzë, për të mbajtur nën vëzhgim nxënësit e tjerë në rast të komplikacioneve të mundshme.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka marrë vendim të ndërmjetëm për mbyllje të klasës deri në matjen e lendës kimike në ambientet e klasës nga ana e Insitutit Shëndetit Publik.
Mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore Shupenzë janë në gadishmëri për të mbajtur nën vëzhgim nxënësit e tjerë në rast të komplikacioneve të mundshme”, përfundon ISHSH.

Artikulli paraprakGÉRARD DEPARDIEU NË GJIROKASTËR PER XHIRIMIN E NJË FILMI
Artikulli tjetërNJOLLA GJAKU NË BANESË, GJENDET I VDEKUR NJË PERSON