Në kuadër të festave të nëntorit, nxënësit e shkollës “Salo Halili” kanë ndërmarrë nismën për fotografimin e veshjeve popullore në sitet arkeologjike të Shkodrës. Këto foto, do të përmblidhen në kalendarin e vitit 2025 tregon mësuesja Aurora Piroviq.
Ndërkohë, Sevdail Sulejmani, fotografi I botës së egër që këtë herë eksperimentoi me fotografimin e nxënësve të veshura me xhubletë tregon ndjesitë e përfshirjes në këtë projekt.
Përgatitjet për kalendarin e vitit 2025 do të zgjasin 2 muaj, ndërsa nxënësit të veshur me veshje popullore përveç eksperiencës së veçantë do të njihen nga afër edhe me historinë e xhubletës në UNESCO dhe jo vetëm.