As në ditën e dytë të shkollës nuk janë kursyer radhët dhe pritja e gjatë për t’u paisur me tekste shkollore.

Programi mësimor ka nisur por fëmijët ende nuk kanë arritur që të kenë në çantën e tyre të gjitha tekstet shkollore. Prindërit shprehen të revoltuar për këtë situatë të krijuar dhe thonë se prej ditësh vijojnë që të enden duke mos arritur që të marrin tekstet shkollore për fëmijët e tyre. Me shumë mundësi kjo situatë pritet që të vijojë edhe për disa ditë të tjera duke qenë se një numër i konsiderueshëm nxënësish nuk janë paisur me tekstet shkollore. Pavarësisht radhëve ende asnjë masë nuk është marrë nga ministria e arsimit.

Artikulli paraprakGJAKMARRJA, 3 DJEM TË FAMILJES NDREVATAJ NUK SHKOLLOHEN
Artikulli tjetërISH REPARTI USHTARAK, AMORTIZOHET RRUGA LIDHËSE ME SHKODRËN