Nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme të Shkodrës marshuan sot kundër luftës së trafikimit të qënieve njerëzore. Marshimi nisi nga truma tek Dugajt e Reja dhe vijoi në pedonalen “Kolë Idromeno duke mbërritur më pas tek prefektura e qarkut Shkodër. Brisela Kadia, drejtore e zyrës vendore Shkodër, u shpreh se ky marshim shërben jo vetëm për të njohur dhe ndërgjegjësuar fëmijët, por për të nxitur edhe institucionet që të ndërmarrin masa për parandalimin e këtij fenomeni.

Pas marshimit, në hollin e prefekturës së qarkut Shkodër u zhvillua një ekspozitë me piktura të nxënësve të cilat përmbajnë mesazhe sensibilizuese.

Në fund të marshimit u ndanë disa çertifikata për punimet më të mira të nxënësve si dhe shkollat pjesëmarrëse.

Artikulli paraprakPROTESTA E OPOZITËS, POLICIA E LEZHËS PROCEDON 14 SHTETAS, MES TYRE EDHE LUÇIANO BOÇI
Artikulli tjetërKE MBËSHTET SHQIPËRINË PËR MBYLLJEN E NEGOCIATAVE DERI NË 2027