Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër nxënësit e disa shkollave 9 – vjeçare përmes lojës edukative ArchiGames janë argëtuar duke luajtur por dhe kanë mësuar mbi arkitekturën e qytetit të Shkodrës. Ky aktivitet është mbështetur nga ministria e Shtetit për Mbrojtjen dhe Sipërmarrjen, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Zyra Vendore Arsimore Shkodër dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimise Kulturore Shkodër.

Ideatore e këtij projekti, arkitektja Xhoana Kristo së bashku me pedagogen e arkitekturës në universitetin e Tiranës, Vera Bushati tregojnë se loja edukative ArchiGames do të shtrihet edhe në qytete të tjera.

Përmes punës kërkimore në terren me ndihmën e profesionistëve projekti i realizimit të lojës edukative për njohjen e arkitekturës dhe vlerave të trashëgimisë kulturore për qytetin e Shkodrës nisi në muajn Shtator të vitit 2022.

 

Artikulli paraprakUNISHK INAUGURON KLINIKËN E PARË TË FIZIOTERAPISË NË VEND
Artikulli tjetërBONUSI I RIJETËZIMIT, ZGJEROHET HARTA PËR APLIKUESIT