Nxihet Gjanica në Fier Rikthehet makthi i lëndëve toksike
Lumi Gjania kundërmon erë e rëndë ndërkohë që uji ka marrë ngjyrë të zezë. Dyshohet se aty janë shkarkuar lëndë helmuese. Në një gjendje të tillë Gjanica është prej një jave. Policia ende nuk ka informacion mbi autorët e kësaj masakre mjedisore, në një kohë që banorët janë të alarmuar. Dyshimet bien se shkaktare janë kompanitë naftënxjerrëse në Fier dhe në Ballsh, apo ato që ndodhen përgjatë shtratit të lumit. Por nga Inspektoriati i Shëndetit Publik nuk ka patur asnjë reagim.