Pas deklaratës së presidentit, Ilir Meta, për një tërmet apokaliptik që mund të godasë Ballkanin, ka ardhur edhe reagimi i parë nga qeveria.

Ministrja për Marrëdhniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka thumbuar kreun e shtetit duke i përmendur dekretet, të cilat kanë qenë të shpeshta nga ana e tij me shtyrje zgjedhjesh, caktim e ç’caktim datë zgjedhjesh, kthime ligjesh e propozime emërimesh.

Spiropali ka cituar një batutë nga reagimet në rrjet për deklaratën e presidentit, duke i kërkuar Metës të shtyjë me dekret tërmetin sepse ka lënë njerëzit pa gjumë.

“Baba Xhike të kemi rixha, nxirr një dekret e shtyje atë tërmet se na le pa gjumë Kjo ishte batuta më e bukur e rrjetit për parashikuesin e parë në botë të tërmetit”, thotë ministrja në një postim në rrjetet sociale, të cilin e shoqëron edhe me disa figura duke qeshur me lot.

Artikulli paraprakALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT SULMON SORECËN: PO QËNDRON NË KRAH TË RAMËS
Artikulli tjetërRAMA NXJERR SHKRIMIN E MEDIAS ITALIANE: NË SHQIPËRI GJETA PUNË, NJË RROGË DINJITOZE NË ITALI ËSHTË UTOPI