Plagosje me armë zjarri në autostradën Lezhë-Milot. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë pranë një lokali ku janë dëgjuar të shtëna dhe mësohet se një person ka mbetur plagosur.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në autostradën Lezhë-Milot, ku ka mbetur i plagosur 40-vjeçari me iniciale A.D. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ndërsa sipas bluzave të bardha ka plagë në krahë.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe janë vendosur patrulla në disa pika kryesore.

Artikulli paraprakSHKODËR, VENDOSEN KUFIZUES SHPEJTËSIE NË DISA RRUGË
Artikulli tjetërTONIGHT – 01.12.2020