Nxirret nga liqeni i ngrirë 12-vjeçari që u mbyt, mamaja e tij humbet ndjenjat
Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga liqeni 12-vjeçarin që humbi jetën ditën e sotme në periferi të Tiranës. I mituri po luante mbi liqenin e ngrirë të Mëzezit në Kashar kur akulli u thye dhe 12-vjeçari u mbyt. Ai ishte së bashku me motrën e tij 15-vjeçare, e cila fatmirësisht mundi të shpëtonte dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, mamaja e dy fëmijëve është dërguar në spital pasi humbi ndjenjat kur mësoi lajmin e hidhur.