Dy ditë pas tërmetit ekipet e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat e hotelit “Miamare” trupin e pajetë të Sotiraq Mishajt.

Trupi i pajetë u transportua me ambulancë për në morg.
Situata ka qenë dramatike, pasi një familjari i tij ka humbur ndjenjat.

Për momentin operacioni përfundoi, por do të bëhen verifikimet nëse ka apo jo persona të tjerë dhe më pas do merret një vendim.
Numri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit ka shkuar në 41.

Artikulli paraprakSITUATA NË QARKUN E LEZHËS PAS TËRMETIT
Artikulli tjetërPACOLLI: 1 MILION EURO NË NDIHMË TË PERSONAVE TË GODITUR NGA TËRMETI