Përfundon me sukses operacioni për shpëtimin e velierës. Ajo ngeci në shkëmbinjtë e Currilave disa ditë më parë. Në bord kishte 4 persona të cilët u shpëtuan nga policia kufitare.
Ata ishin 3 turq dhe një amerikan. Më pas dallgët e nxorën atë në afërsi të bregut ku u përmbyt. Sot është punuar disa orë me mjete dhe ekuipazh të specialuzuar për nxjerrjen e saj nga uji.
Ajo do të transportohet në një kantier jashtë vendit ku do t’i nënshtrohet procesit të riparimit dhe më pas do t’i dorëzohet një subjekti kroat që e ka në pronësi. Veliera ishte marrë me qira për disa ditë dhe do të lundronte në linjën Kroaci-Turqi e kthim.
Operacioni për nxjerrjen dhe shpëtimin e saj nga deti tërhoqi vëmendjen e një numri të madh qytetarësh kuriozë të cilët e ndoqën operacionin nga shkallët e Sfinksit sikur të ishin në një stadium apo teatër veror.
Ndërkohë që gjatë ditëve kur veliera dukej e braktisur nuk patën munguar ofertat nga blerës shqiptarë të cilët ofruan deri 12 mijë euro për ta bërë të tyre lundruesin turistik gjë që nuk u pranua nga ekuipazhi