Mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në zonat perëndimore, ndërsa vranësira më të dukshme do kenë zonat malore gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë në të njëjtat kushtet atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të saj. Ku më të dukshme kthjellimet mbeten në jugperëndim. Ndërsa rrebeshe shiu do kenë Brigjet e Detit të ZI, Ishujt Britanikë dhe Skandinavia.

Artikulli paraprakSOT DITA E LUMTURIMIT TË NËNË TEREZËS, HUMANISTJA SHQIPTARE QË FITOI ÇMIMIN ‘NOBEL’ PËR PAQEN
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 19.10.2020